Tiranë Prishtinë Elbasan Shkodër Durres Frankfurt
       
Kjo eshte faqia kryesore e Blogut. Duke klikuar te Linket do te dilni tek nenfaqet e deshiruara. Psh te Agjensia "Derfla" do te njiheni me sherbimet qe kryen kjo Agjensi dhe Urojme qe te kjo Agjensi te gjeni Partnerin tuaj per sherbimet qe ju kerkoni.

--------------------------------------------------------------------------------




Ish Kafe-Librari

Metamorfoza e librarisë ‘Kadare’

Pse u mbyll libraria ‘Kadare’?.. Nganjëherë duhet të kujtohemi të ‘shfletojmë’ ato që ka thënë populli: ‘fillimi i mirë, gjysma e punës’ mbase e përligj a e përflet edhe hapjen apo mbylljen e ish-librarisë më të famshme në Tiranë. Po t’i vinim një bisht kësaj thënieje të zgjuar të popullit, do të dilte: ‘fillimi i shtrembër, gjysma e dështimit’. Në shkrimin që bëra ato ditë kur u mbyll libraria, përveç keqardhjes, mendoj se do të jetë ndjerë aty njëfarë qortimi për lehtësinë apo pakujdesin me të cilën ishte lejuar të përdorej emri i shkrimtarit të madh në ballë të asaj kafe-librarie; lehtësi e pakujdes jo nga ortakët e biznesit, se ata nuk e kanë këtë ndjesi, por... diçka si mesazhi që jep edhe titulli i filmit të kahershëm: ‘Duaje emrin tënd’.
Mendoj se emri i shkrimtarit, edhe pse nuk u bë kujdes të shmangej që në fillim nga lidhja me një biznes të paqartë, së paku duhej ruajtur e shpëtuar nga dështimi, nuk duhej lënë të lakohej e të përflitej në pazaret e në llafnajën e falimentimit të një kafeneje. Për shembull, të veçohej libraria nga kafeneja e të riorganizohej më vete si librari apo si qendër kulturore. Pasi, si e tillë, nuk besoj se do të falimentonte kollaj. Ka shembuj: libraria ‘Agolli’, e vogël dhe pa shumë salltanete, jeton dhe gëzon shëndet aty në rrugën e Postës. Po as shteti, lexo: ministria e kulturës, e as ndonjë grup biznesmenësh të pasionuar për gjërat e mira kombëtare që kemi, nuk u tundën vendit, kur erdhi falimentimi i kësaj kafe-librarie. Siç bëjnë ndonjëherë – dhe bëjnë mirë – për mbështetjen e sportit, a për restaurimin e Urës së Tabakëve.


Metamorfoza

Këto ditë, ish-libraria më e famshme e kryeqytetit, më saktë: mjedisi ku ishte hapur kjo librari, ka një gjallëri të veçantë. Mos u ngazëlleni para kohe: nuk ka ndodhur ndonjë mrekulli, fjala vjen të jetë rihapur libraria. Jo, në mjediset e saj, disa biznesmenë të tjerë kanë sistemuar një kompleks Loto-Sport. Ky lloj biznesi është nga më të rinjtë në Shqipëri (ka lindur këto tri vitet e fundit), por ka një lulëzim të dukshëm. Njerëzit turren aty për të fituar para. Gati-gati si te piramidat e hershme. (Si për ironi, tamam në këtë mjedis ka qenë dikur selia e piramidës Vefa, që u bombua më ’97). Turren sidomos të rinjtë. Të dëshpëruar, se nuk gjejnë dot një punë, se nuk gjejnë dot një vizë për të emigruar (për t’ia mbathur) jashtë, me xhepa të mjerë, turren aty për të parashikuar fatet e sporteve të botës. Nuk mund të lë pa thënë, se shumë prej tyre shkojnë aty të yshtur e të mikluar nga sekserët e shumtë, që shiten si të ‘mirinformuar’ për bastet dhe ndeshjet e shitura në mbarë botën dhe që i sigurojnë klientët për fitore të sigurta të njërës apo tjetrës skuadër. A shiten vërtetë ndeshjet, apo mashtrojnë sekserët për të ndjellë sa më shumë klientë, nuk e di, por di se këtë lloj biznesi e ndesh sot kudo në Tiranë e në të gjitha qytetet e vendit: një vrimë dyqani, një tabelë ku shkruhet loto-sport, euro-loto apo mondial-loto, një kompjuter dhe shumë njerëz që hedhin aty paratë. Lere se ç’vete!
Një biznes i tillë i suksesshëm është hapur ditët e fundit edhe në mjediset e ish-librarisë së shumëpërfolur. Loto-sport (për skuadra që nuk i njohin), Gara me kuaj (edhe pse gara hipizmi nuk bëhen në Shqipëri), e gjithfarë veprimtarish sportive ndërkombëtare, që të këndellin të fitosh para. Më saktë... të hedhësh para. Dhe, si për lezet, fare ngjitur, në njërën pjesë të kafe-librarisë së dikurshme, është hapur një agjenci këmbimi valute. Pra: fito lekë në loto dhe këmbeji me euro a me dollarë në agjencinë ngjitur, ose merr ca euro a dollarë nga vëllai emigrant, këmbeji në agjenci dhe shko e lëri në rrotën e loto-sportit. Pa u lodhur fare të shkosh andej-këndej.
Me kohë, në njërin nga të katër cepat e kryqëzimit të rrugës së Dibrës me atë të Barrikadave, lulëzon një Bar i përshtatur për të rinjtë e mërzitur. Ndërsa në anën tjetër, tetë metro më tutje, në katin e përdhes të vilës së bukur Petrela, është hapur tashti vonë një tjetër biznes i kohës: një Casinò, nga vitrinat e së cilës, vajza të bukura gjysmëlakuriqe të hedhin në surrat letrat e fatit.
Duket se, më në fund, me sistemimin e kompleksit të ri të loto-sporteve në mjediset e kafe-librarisë së pafat, sheshi aq i njohur i kryeqytetit, ka gjetur ustallarët e vërtetë të biznesit...

dilaver baxhaku
Keine Posts
Keine Posts